Fondacioni "Alsar" nga Shqipëria shpërndan materiale shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës
Mes një bashkëpunimi mes përfaqësuesve të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe përfaqësuesve të Fondacionit Alternativa e së Ardhmes "ALSAR", nga Shqipëria u bë shpërndarja e materialit shkollor çanta, fletore, kompasë, lapsa për disa nxënës të shkollave fillore të komunës së Bujanocit dhe Preshevës.Ky projekt me vlerë prej 9200 euro është donacion nga fondacioni IHH në Holanë dhe organizatorët kanë deklaruar se po realizojnë projektin me shpresë se në të ardhmen nuk do të mungojnë ndihmat e tilla edhe në fusha te tjera të veprimtarisë njerëzore.
Neki Kaloshi në emër të fondacionit”Alsar” nga Shqipëria tha se është kënaqësi që ky të jetë një kontribut i vogël që të ndërmjetësojë mes tyre./Titulli.com/